Prokuroria Speciale e Kosovës i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Themelore të Prishtinës, respektivisht gjyqtarit të procedurës paraprake për vazhdimin e masës së paraburgimit për Atdhe Arifin, Astrit Deharin dhe Egzon Halitin, ndërsa ka kërkuar vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për Frashër Krasniqin, Petrit Ademi dhe Adea Batusha të gjithë këta aktivist të Lëvizjës Vetëvendosje.
Të gjithë këta të dyshuar nga Prokuroria Speciale për kryerjen e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës.
Avokati mbrojtës së Petrit Ademit, Tomë Gashi, ka thënë se prokurori ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak për aktivistët e vetëvendosjes për shkak se sipas tij hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe se të njëjtat arsye të cilat i ka cekur herën e kaluar për caktimin e masës së paraburgimit të njëjtat i ka cekur edhe tani në kërkesën e drejtuar Gjyjates Themelore të Prishtinës.
Gjykata Themelore e Prishtinës me datën 30 gusht ia u kishte shqiptuar masën ligjorë të paraburgimit Atdhe Arifit, Astrit Deharit, Egzon Halitit, ndërsa Frashër Krasniqit, Petrit Ademit dhe Adea Batushës ia u kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Kjo masë ligjore për të gjithë këta të dyshuar do të përfundoj nesër.