Projektligji për Lirinë Fetare procedohet në Kuvend

E publikuar: 30/09/2016 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është diskutuar për Projektligjin për Lirinë Fetare në Kosovë i cili është proceduar për në Kuvend.

Sipas këtij projektligji, as një bashkësi fetare nuk mund të zhvillojë veprimtari pa pasur statusin e personit juridik, njofton Klan Kosova.

Në këtë mbledhje të Qeverisë është konstatuar se në këtë Projektligj janë marrë parasysh të gjitha konventat e BE-së dhe ato për liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe janë konsultuar të gjithë akterët.Duke u bazuar në këtë projektligj, bashkësitë fetare në Kosovë janë Bashkësia Islame, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse serbe, Bashkësia hebreje, Kisha Protestante dhe Bashkësia Tarikateve.