Projektligji: Gjykata Speciale me mandat 5 vjeçar

E publikuar: 07/05/2015 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, i kanë në duert e tyne Draft Amendamentet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me krijimin e Gjykatës Speciale.

Derisa presionet ndërkombëtare me u themelue sa ma frik kjo gjykatë nuk po ndalen, këto amendamente kanë me shkue për diskutim në Komisionin për Legjislacion, të Merkurën me 13 Maj. Ndërsa, në seancën e Kuvendit pritet me hy për miratim, deri me daten 21 te këtij mueji.

Televizioni Rrokum e ka sigurue draftin e plotë të këtyne ndryshimeve që ka me i pësue akti ma i naltë juridik i vendit, e me iu hap rrugë themelit të Dhomave të Specializueme.

Kushtutës së Kosovës ka me iu shtue nji nen i ri, me gjithsej 14 pika.

Simbas Neni 162, Dhomat e Specializueme dhe Zyra e Prokurorit të Specializuem, përkatësisht pika 3, thotë se nji Dhomë e Specializueme e Gjykatës Kushtetuese, e  përbame nga tre gjyqtarë ndërkombëtare, por jo këta që janë aktualisht pjesë e panelit të kushtetueses, kanë me u marrë ekskluzivisht me referimet kushtetuese simbas Nenit 113, në lidhje me Dhomat e Specializueme dhe Prokurorine e Specializueme në përputhje me ligjin e veçantë.

Mandati i Dhomave të Specializueme dhe Zyrës së Prokurorit të specializuem ka me zgjatë 5 vjet.

Prokurori dhe Dhoma e Specializueme, si e përcakton pika 4, kanë me pas zotësi të plotë ligjore e juridike dhe kanë me i pas të gjitha kompetencat shtesë që janë të nevojshme, po ashtu mandatin për veprim, bashkëpunim juridik, asistencë, mbrojtje të dëshmitarëve, siguri, paraburgim dhe vuejtje të denimit jashtë territorit të Kosovës për të denuemit, po ashtu edhe të per çashtjet qe mbesin mbas përfundimit të mandatit.

Për dallim nga marrëveshjet ndërkombëtare juridike, që para lidhjes me nji shtet te tretë, duhet me u ratifikue në Kuvend,  Dhomat e Specializueme kanë me  kërkue vetëm pajtimin paraprak të Qeverisë, por jo edhe të Kuvendittransmeton rrokum.tv.

Po ashtu, Kushtetuta e Kosovës me këto amendamente iu jep te drejtën dhomave te specializueme  që ato vet me i përcaktue  Rregullat e veta të Procedurës dhe Provave, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Dhomat e Specializueme dhe Zyra e Prokurorit, përveç Kosovës, dhe jashtë saj ku munden me vendos selinë, munden me i ushtrue funksionet edhe diku tjetër, simbas nevojës.  Nder tjera, këto amendamente lejojnë edhe vuejtjen e denimit të burgosunve jashtë Kosovës. Po ashtu parashihet emnimi i nji  Ombudspersoni te veçantë.

Mbas miratimit te këtyne ndryshimeve kushtetuese, Kuvendit i mbetet edhe miratimi i Ligjit të veçant për këtë gjykatë. Se ku ka me u vendosë selia e kësaj Gjykate, ende nuk dihet. Edhe pse Holanda asht përmend si opcion i mundun, ende nuk asht mbërri ndonji marrëveshje me këtë shtet./infosot.com/