
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka treguar se tashmë ka filluar puna për hekurudhën Prishtinë-Durrës.
Aliu këtë e bëri të ditur përmes Facebook-ut, ku ndër të tjera ka thënë se tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore.
“Fillon puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës. Tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore.