Ushtruesi i detyrës së zëvendës Drejtorit të USAID-it për Kosovë, Markham Isom, dhe drejtoresha për arsimin e lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Drita Kadriu, kanë bërë hapjen zyrtare të programit për certifikata profesionale për vitin 2017 të TLP-SP.
Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet kanë shpallur zyrtarisht Thirrjen për Aplikime për Programin e Certifikatave Profesionale.
Kjo është thirrja e tretë dhe e fundit për programin e certifikatave profesionale të TLP-SP, për të ndjekur studimet në SHBA.
Të gjitha programet e certifikatave profesionale do të zhvillohen në gjuhën angleze dhe ofrohen nga universitetet ose institucionet tjera edukative të arsimit të lartë në SHBA.
Programet e certifikatave dallojnë në kohëzgjatje nga disa ditë deri në një semestër të plotë studimi.
Programi i TLP-SP do t’i mbuloj të gjitha shpenzimet e ndërlidhura me programin e certifikatave në SHBA për aplikuesit e përzgjedhur.
Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet është një program pesëvjeçar që ofron mundësi edukimi për qindra liderë të ardhshëm të Kosovës. Ky program gjithashtu ka për synim përmirësimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë përmes partneriteteve kyçe me universitetet amerikane.
Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet implementohet në bashkëpunim me World Learning, Agjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar si dhe me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë