Pritja për veteranët, Ahmeti: Nuk me vjen mirë që Kosova ka marrëdhenie të ftohta me SHBA-në e BE-në

E publikuar: 29/12/2024 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur shqetësimin për marrëdhëniet e dobëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar se pa ndihmën e tyre, liria e Kosovës mund të ishte shumë më e vështirë për t’u arritur.

Në organizimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për pritjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ahmeti, ka theksuar rëndësinë e sakrificave të veteranëve për lirinë e Kosovës dhe ka apeluar për unitet të mëtejshëm.

Ai ka theksuar se ata janë fitimtarët që dhanë gjithçka për atdheun dhe se obligimi i të gjallëve është të nderojnë dhe kujtojnë ata që ranë në luftë.

“Ju më të merituarit e UÇK-së, ju fitimtarët që i dhatë gjymtyrët atdheut por të mbijetuar nderoni të gjithë të rënit kujtoni buzëqeshjen që akoma ajo buzëqeshje reflekton mbi Kosovën, të Luan Haradinaj, e komandanti legjendar Adem Jashari, ju jemi klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet por ama misione ende nuk kanë mbaruar, nëse doni të zgjeronin tokat e Serbisë ngushtoni hapësirat e shqiptarëve, më shumë se sot na duhet uniteti të jemi krahë i njëri-tjetrit”, ka thënë Ahmeti.