Prishtinasi thotë se sigurimi i QKMF-së në Prishtinë ia rrahu babanë

E publikuar: 31/05/2021 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një qytetar nga Prishtina, po pretendon se babai i tij 66-vjeçar është sulmuar fizikisht nga sigurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Ai thotë se sigurimi e ka grushtuar e shqelmuar babanë e tij. Për këtë ngjarje, familja nga Prishtina ka hapur rast në polici.

Ndërkaq drejtori i QKMF-së thotë se nëse vërtetohen pretendimet e familjes nga Prishtina, do të merren masa ndaj personit të dyshuar, shkruan Gazeta ExpressK.M.

nga Prishtina, po pretendon se babai i tij 66-vjeçar, I.M. (emër i njohur për redaksinë), ka shkuar të premten në QKMF-në e Prishtinës për të marrë një injeksion për shkak të problemeve me epilepsinë.Ai ka deklaruar për Express se babai i tij ka shkuar nga tregu në QKMF për ta marrë injeksionin, ndërkaq me vete kishte edhe një karrocë ushqimesh.

“Të premten me datë 28 prill, prindi im ka shkuar me e marrë një injeksion në QKMF shkaku i epilepsisë, sepse kur përjeton sulm epileptik shkon me marrë injeksion. Aty e kishte edhe një karrocë të vogël të dorës (me dy rrota që ngrehet me dorë) sepse ka qenë në pazar me ble ushqim.

Kur ka shkuar në QKMF e ka lënë karrocën në qoshe të oborrit të QKMF-së dhe ka shkuar për ta marrë injeksionin. Aty ka qenë koha e pauzës dhe ka pritur në korridor derisa të kryhet pauza”, ka deklaruar K.M.

Por, aty thotë se babai i tij pati telashe me një pjesëtar të sigurimit, për shkak të karrocës që po mbante me vete.“Ndërkohë, ka ardhur sigurimi i objektit, dhe i ka thënë largoje karrocën, prindi i ka thënë prit ta marr injeksionin se jam i sëmurë, ai i ka bërtitur ta largojë karrocën, ky në atë moment i ka thënë “shko n*** të s’amës” se dua me e marrë injeksionin.

Sigurimi e ka goditur boks dhe pastaj shqelm. Në momentin që e ka goditur, prindit tim i ka rënë të fikët (sulm epileptik). Këtë skenë e kanë pa edhe dy apo tri infermiere (apo praktikante) që kanë qenë aty.

Prindi përveç mavijosjes, që dje ka qenë më e dukshme, ka edhe problem me nofull kur ha ushqim”, ka deklaruar K.M.Ai thotë se të shtunën ka hapur rast në polici.