Kryesore

Prishtina ndalon përdorimin e objekteve pa certifikatë, Inspektorati paralajmëron masa dhe gjoba

03.08.2026 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Prishtina ndalon përdorimin e objekteve pa certifikatë, Inspektorati paralajmëron masa dhe gjoba

Drejtoria e Inspektoratit e Kryeqytetit ka njoftuar se asnjë objekt nuk do të lejohet të vihet në përdorim pa kaluar Inspektimin Final dhe pa u pajisur me Certifikatën e Përdorimit, duke theksuar se kjo masë synon mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, si dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi në fushën e ndërtimit.

Përmes një njoftimi publik, Inspektorati bëri të ditur se detyrimi vlen për objektet individuale dhe kolektive të banimit, objektet banesore-afariste, afariste, industriale, publike dhe çdo objekt tjetër që hyn në kategorinë e parë dhe të dytë sipas Ligjit për Ndërtim.

Sipas njoftimit, përdorimi i objektit lejohet vetëm pasi organi kompetent të ketë kryer Inspektimin Final dhe të ketë lëshuar Certifikatën e Përdorimit.

“ASNJË OBJEKT NUK MUND TË VIHET NË PËRDORIM PA INSPEKTIM FINAL DHE CERTIFIKATË TË PËRDORIMIT”, thuhet në njoftim.

Inspektorati ka paralajmëruar se para përfundimit të punimeve ndërtimore, investitorët do të njoftohen individualisht përmes një urdhërese inspektuese, me të cilën do të obligohen të mos e vënë objektin në përdorim, të mos ua dorëzojnë banesat apo lokalet shfrytëzuesve, të mos fillojnë aktivitetin ekonomik dhe të mos lejojnë vendosjen e banorëve derisa të përfundojë procedura ligjore.

“Çdo veprim në kundërshtim me këtë urdhëresë do të konsiderohet shkelje e vetëdijshme e detyrimeve ligjore dhe do të merret parasysh gjatë procedurave inspektuese”, theksohet në njoftim.

Njëkohësisht, Drejtoria e Inspektoratit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe blerësve të banesave që të mos pranojnë në dorëzim objekte pa Certifikatë të Përdorimit.

“Mos pranoni në dorëzim banesa, lokale afariste apo objekte të tjera dhe mos filloni përdorimin e tyre pa Certifikatë të Përdorimit. Pranimi i një objekti pa këtë certifikatë nënkupton se objekti ende nuk është verifikuar zyrtarisht nëse plotëson kushtet ligjore dhe teknike për përdorim të sigurt”, thuhet në njoftim.

Inspektorati paralajmëroi se ndaj çdo objekti që vihet në përdorim në kundërshtim me ligjin do të ndërmerren masa, duke përfshirë ndërprerjen e menjëhershme të përdorimit, lirimin e objektit deri në pajisjen me certifikatë, gjoba administrative, procedura të tjera ligjore dhe ekzekutimin e masave inspektuese në rast të mosrespektimit të urdhrave.

Drejtoria e Inspektoratit thekson se Inspektimi Final dhe Certifikata e Përdorimit nuk janë vetëm procedura administrative, por garanci për sigurinë e qytetarëve.

“Inspektimi Final dhe Certifikata e Përdorimit nuk janë formalitete administrative. Ato janë mekanizmat ligjorë përmes të cilëve verifikohet nëse objekti mund të përdoret pa rrezikuar jetën, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Për këtë arsye, Drejtoria e Inspektoratit nuk do të tolerojë vënien në përdorim të asnjë objekti në kundërshtim me kërkesat ligjore”, thotë njoftimi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Jo në emrin tim”, përfundon protesta për çlirimtarët

“Jo në emrin tim”, përfundon protesta për çlirimtarët

Gucati thirrje Kurtit: Përjashtoje Gërvallën – njerëzit që bashkëpunojnë me armikun, janë armiqë të kombit

Gucati thirrje Kurtit: Përjashtoje Gërvallën – njerëzit që bashkëpunojnë me armikun, janë armiqë të kombit

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, të bashkohemi të gjithë shqiptarët e partitë politike

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, të bashkohemi të gjithë shqiptarët e partitë politike

Hamza bashkë me deputetë të PDK-së i bashkohen protestës kundër vendimit në Hagë

Hamza bashkë me deputetë të PDK-së i bashkohen protestës kundër vendimit në Hagë

Djali i Hashim Thaçit i bashkohet protestës kundër vendimit të Speciales ndaj katërshes së UÇK-së

Djali i Hashim Thaçit i bashkohet protestës kundër vendimit të Speciales ndaj katërshes së UÇK-së

Musa: Vendimi është në kundërshtim me ligjin, Apeli mund t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

Musa: Vendimi është në kundërshtim me ligjin, Apeli mund t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

“Jo në emrin tim”, protesta kundër dënimit të katërshes së UÇK-së

“Jo në emrin tim”, protesta kundër dënimit të katërshes së UÇK-së

Protestës për ish-krerët e UÇK-së i bashkohet edhe Memli Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli

Protestës për ish-krerët e UÇK-së i bashkohet edhe Memli Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli

Hamza takon tre liderët e partive tjera: Biseduam për seriozitetin e situatës

Hamza takon tre liderët e partive tjera: Biseduam për seriozitetin e situatës

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë Aktgjykimin, janë bërë gabime të rëndësishme ligjore

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë Aktgjykimin, janë bërë gabime të rëndësishme ligjore

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Geoffrey Nice për T7: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike

Geoffrey Nice për T7: Që nga Raporti i Dick Martyt, kishte indikacione që Specialja ishte me objektiva politike

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës