Prishtina kushtëzon vazhdimin e dialogut me Beogradin

16.03.2015 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Prishtina kushtëzon vazhdimin e dialogut me Beogradin

Qeveria dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk e shohin të arsyeshëm vazhdimin e dialogut me Beogradin në procesin që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, përderisa pala serbe të mos zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tani.

Valon Murtezaj, këshilltar për punë të jashtme i kryeministrit të Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Prishtina zyrtare kërkon që të ketë një pasqyrë të qartë të marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë dialog, para se të hapen temat e tjera.

“Qëndrimi i kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës është se duhet të kemi evidencë, tregues të qartë të progresit në zbatimin e marrëveshjeve paraprake të arritura, në mënyrë që të mund të vazhdohet qoftë me marrëveshje të reja apo të bisedohen çështje tjera”, ka thënë Murtezaj.

Sipas Valon Murtezajt, vazhdimi i dialogut përderisa nuk ka zbatim të marrëveshjeve paraprake, do të ishte i pakuptimtë.

Ai ka veçuar disa nga marrëveshjet që pala serbe, sipas tij, nuk i ka zbatuar dhe të cilat, pala nga Prishtina insiston që të zbatohen, për të vazhduar tutje me takimet e radhës në nivel të kryeministrave në Bruksel.

“Prioritetet për t’u zbatuar janë, marrëveshja e drejtësisë e arritur së fundi, pastaj zhbërja e strukturave paralele apo siç quhen nganjëherë paramilitare apo të mbrojtjes civile dhe integrimi i tyre në institucionet e Republikës së Kosovës konform rregullave, pastaj lëvizja e lirë, përfshirë edhe heqjen e barrikadave, siç është një prej tyre mbi Urën e lumit Ibër, si dhe ndalimin e emërimit të strukturave të reja paralele”, ka theksuar Murtezaj.

Duke iu referuar qëndrimeve të kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës, publicisti dhe analisti politik Halil Matoshi thotë se në këtë rast më tepër bëhet fjalë për një mjet presioni që Kryeministri Mustafa po përdorë në raport me Beogradin.

Kurse kushtëzimin eventual të vazhdimit të dialogut, sipas tij, mund ta bëjë vetëm Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i procesit.

“Fuqinë e kushtëzimit e ka vetëm Brukseli dhe jo sidomos Prishtina. Mirëpo kryeministri Mustafa dhe lidershipi politik i Prishtinës me këtë dëshirojnë që në njëfarë mënyre të bëjnë presion mbi Beogradin zyrtar dhe strukturat e ndryshme të BE-së që praktikisht marrëveshjet e deritashme të fillojnë të zbatohen”, ka deklaruar Matoshi.

Në kohën kur Prishtina dhe Beogradi kanë arritur disa marrëveshje, por të cilat, po vlerësohet se janë ende në faza të ndryshme të zbatimit apo nuk kanë filluar fare të implementohen, analisti Halil Matoshi vlerëson tutje se këtu një rol të theksuar ka Bashkimi Evropian si ndërmjetësues.

Sipas tij, marrë parasysh raportet politike që kanë Kosova dhe Serbia, Brukseli është dashur të tregohet shumë më dinamik në këtë aspekt.

“Duket njëfarë roli pak sa i tërhequr i Bashkimit Evropian i cili do të duhej të ishte shumë më i fuqishëm dhe më dinamik duke pas parasysh traditat e gjata armiqësore të vendeve ballkanike, konkretisht midis Serbisë dhe Kosovës në këtë rast”, ka theksuar Matoshi.

Një nga rezultatet kryesore të bisedimeve politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ishte marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Por, sipas Valon Murtezajt, themelimi i këtij Asociacioni nuk mund të bëhet në këtë fazë, përderisa Serbia të mos e përmbushë pjesën e vet të obligimeve që ka marrë në këtë proces të dialogut.

“Pa u zbatuar marrëveshjet e mëhershme, Asociacioni nuk do të jetë temë e bisedimeve. Ky është qëndrim i qartë i delegacionit të Kosovë”, ka thënë Murtezaj, raporton rel.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, pritet që të vizitojë Kosovën në fund të këtij muaji.

Kjo vizitë në Prishtinë po shihet edhe si një mundësi për të shpalosur qëndrimet dhe shqetësimet në lidhje me dialogun me Serbinë dhe ngecjet e evidentuara rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve