Prindërit e Rita Orës po pushojnë në Sarandë

E publikuar: 12/07/2021 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prindërit e Rita Orës prej disa ditësh po shijojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

Ishte e ëma e saj, Vera e cila bëri me dije se kishin zgjedhur territorin shqiptar për të kaluar verën.

Së fundmi, ajo ka ndarë disa imazhe nga Saranda, ku ka tërhequr vëmendjen me fizikun e saj.

55 vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj dsa foto ku shihet e veshur me bikini ngjyrë blu, ndërsa ka shkruar: “Duhej të përshtatesha me këtë bukuri të frymëzuar nga deti kristal blu i Shqipërisë.”