Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda, është prezantuar sot nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Proda u prezantua në një ceremoni të shkurtër, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit e tjerë të Policisë së Shtetit. Ilir Proda u betua në përpara trupës policore për detyrën e tij të re.
Gjatë fjalës së tij, Proda ka thënë se procesi i konkurrimit për drejtuesit e policive të qarqeve do të bazohet vetëm mbi meritën e çdo kandidati teksa ka shtuar se nuk do të ndikojë asnjë faktor tjetër, raporton Tv Klan, transmeton Klankosova.tv.