Uncategorized

Preteni tregon pse nuk arriti të bëhet milioner

29.03.2016 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, ka bërë të ditur se aktualisht deri më tash deklarimin e pasurisë e kanë bërë rreth 3 mijë zyrtarë të lartë publikë, ndërsa gjithsej në listë janë 4300 prej tyre .

Preteni në një intervistë në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka treguar edhe për rastet që kanë ngritur kallëzime penale për mos deklarim, por edhe deklarim të rrejshëm të pasurisë.

Ai tregoi për një rast të fundit se si një drejtor në Komunën e Kllokotit i komunitetit serb është dënuar me 400 euro dhe katër muaj burg si pasoj e kallëzimeve penale të ngritura nga agjencia, transmeton Telegrafi.

Preteni gjatë kësaj interviste ka treguar se si zyrtarë të lartë publik janë bërë milionerë, ndërsa ka marr shembull edhe veten se pse ai me pagën që ka, nuk ka arritur që të bëhet milionerë për 10 vite sa drejton agjencinë.

Drejtori i AKK-së tha se ajo çka e befason është deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë para se të fillojnë mandatin e tyre në pozitë, pasi deklarimi i tyre i pasurisë është i lartë.

Ai bëri të ditur se ka zyrtarë të lartë që janë nën hetim sa i përket pasurisë së tyre, por nuk do bëhen publike për opinionin deri sa të ushtrohen kallëzime penale për ta.

“Sipas Kodit penal nga gjashtë muaj deri në pesë vjet është dënimi me burg, por ka edhe dënim me gjobë monetare. 2014 shënon 12 raste të kallëzimit penal,  ndërsa 2015 ka numër më të madh të rasteve por dënimet janë të ulëta. Dënimi më i fuqishëm është dënimi financiar”, tha Preteni i cili, shtoi se dënimi nga publiku do të ishte më korrekt pasi do të ndikonte në integritetin dhe në moralin e tyre si një qenie njerëzore.

Ndryshe, Preteni mandatin e përfundon në shtator të këtij viti, ndërsa ka bërë të ditur se ka nisur të kërkojë punë të re që do të nisë pasi të dorëzojë detyrën e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion më 23 shtator të këtij viti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur