Presidentja Osmani: Enver Zymberi është heroi i Kosovës së sotme  

E publikuar: 26/07/2022 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Presidentja Vjosa Osmani e ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në 11-vjetorin e rënies.

Ajo ka thënë se ai është heroi i Kosovës së sotme i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor.

“Në 11- vjetorin e rënies, e kujtojmë sot heroin Enver Zymberi, i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht. Ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor”.

E para e shtetit ka kujtuar edhe 21 policët e rënë në detyrë duke thënë se “policët janë e tashmja dhe e ardhmja e sigurt për Kosovën”.

“Krahas tij, në Ditën e policëve të rënë në krye të detyrës, kujtojmë edhe 21- policët e rënë në detyrë, që prej themelimit të Policisë së Kosovës. Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për një për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë. Policët tanë janë e tashmja dhe e ardhmja e sigurt për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës!”.