
Presidentja Vjosa Osmani bëri homazhe para dëshmorëve, në Ditën e Çlirimit të komunës së Istogut.
“Në Ditën e Çlirimit të Istogut, u përkulëm me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot.
Ky memorial në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!”, shkroi në facebook, presidentja Osmani.