Presidentja Jahjaga dekreton marrëveshjen me Holandën: Gjykata Speciale në fuqi nga 4 shkurti (Dokument)

28.02.2016 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka dekretuar Marrëveshjen Ndërkombëtare mes Kosovës dhe Holandës për themelimin e Gjykatës Speciale derisa ka hyrë në fuqi më 4 shkurt të këtij viti.

Pas këtij dekreti, Marrëveshja është publikuar në Gazetën Zyrtare duke i dhënë cilësi të dokumentit përfundimtar për zbatim. Këtë dokument e ka nënshkruar Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme.  Ndërsa, në emër të Holandës e ka nënshkruar Ambasadorja holandeze në Prishtinë, Gerrie Willems.

Titulli i marrëveshjes është “Marrëveshje e përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, shkruan Gazeta Express

Por, cili është qëllimi i kësaj marrëveshje?

Sipas dokumentit, kjo marrëveshje po bëhet për të siguruar mbajtjen në paraburgim të të akuzuarve,  për sigurinë e dëshmitarëve dhe viktimave.

“Kjo Marrëveshje rregullon çështjet që ndërlidhen me përgatitjen për krijimin dhe funksionimin e  duhur të Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Shtetin Pranues. Ajo, ndër të tjera, krijon  kushtet e favorshme për stabilitetin dhe pavarësinë e Institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës  dhe lehtëson funksionimin e saj efikas në Shtetin Pranues në fazën përgatitore, duke përfshirë  edhe për personat që duhet të jenë të pranishëm në seli dhe për transferimin e informacionit dhe  materialeve, dëshmive të mundshme dhe provave brenda dhe jashtë shtetit pranues”’, shkruan në Marrëveshje.

“Sipas kësaj Marrëveshje nuk lejohet zhvillimi i procedurës paraprake gjyqësore dhe procedurave  gjyqësore. Transporti dhe mbajtja në paraburgim e të dyshuarve, të akuzuarve dhe dëshmitarëve  në mbajtje si dhe zbatimi i dënimeve dhe statusi ligjor i dëshmitarëve dhe viktimave do të  rregullohet në Marrëveshjen për Shtetin Pranues dhe çdo marrëveshje pasuese shtesë ndërmjet  Palëve”, thuhet më tej aty.

Gjykata Speciale e Kosovës është krijuar për t’i gjykuar ish-pjesëtarët e UÇK’së, për të cilët ka fakte se kanë kryer krime.  Do të zbardhen edhe pretendimet e Dick Martyt nëse ka pasur apo jo trafikim me qenie njerëzore gjatë kohës së luftës, shkruan Express

Gazeta Express kishte raportuar se Presidentja e ka fshehur dekretin për marrëveshjen e Kosovës me Holandën sa i përket Gjykatës Speciale.

Marrëveshjen e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://gzk.rks-gov.net/ActDoc..

/Blic/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë