Presidentja e Parlamentit Evropian thotë se janë të vetëdijshëm për sfidat e pasojat e ngjarjeve në veri: Dialogu të vazhdojë

E publikuar: 14/06/2023 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se ata janë të vetëdijshëm për sfidat dhe pasojat që ngjarjet e fundit në veri mund të kenë në stabilitetin e rajonit.

Ajo pas pritjes që i bëri presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, shtoi se duhet të dëgjohet thirrja e vazhdueshme e BE-së për shtensionim të situatës në veri të vendit.

Tutje, ajo tha se duhet që dialogu të vazhdojë për të siguruar rezultate të prekshme për të gjithë, raporton Ekonomia Online.

“Demokracia, liria e shprehjes dhe sundimi i ligjit janë vlera fundamentale që ky parlament qëndron fuqishëm me to. Rrugëtimi i Kosovës vazhdon dhe kjo shtëpi mirëpret përpjekjen e vendit tuaj për tu ballafaquar me sfidat drejtpërdrejt, nevojën për të ndërmarrë hapa për ta qetësuar situatën, për të bashkëpunuar me partnerë dhe duke investuar në projekte ndërkufitare dhe partneritet”.

“Ky parlament do që të dëgjojë nga populli i Kosovës se si është më së miri të krijohet prosperiteti ekonomik, mundësitë dhe stabiliteti afatgjatë dhe progresi në rajonin tuaj”.