Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e Agim Kikaj

E publikuar: 19/05/2017 09:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish deputetit, Agim Kikaj nga LDK.

“U shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës për vdekjen e ish deputetit, Agim Kikaj” ka shkruar Thaçi në facebook.