Presidenti slloven: Zgjanimi i BE’s parandalon destabilizimin e Ballkanit

E publikuar: 27/01/2016 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti slloven Borut Pahor tha sot se projeti i zgjanimit të BE’s duhet me vazhdue, si arsye për me parandalue destabilizimin e Ballkanit.

Pahor gjatë pritjes së diplomatëve të huej  në Lubjanë tha se Sllovenia dhe Kroacia, si anëtare të BE’s dhe NATO’s kane me vazhdue me ndihmue komunitetin ndërkombëtar që Ballkani Perëndimor të mos bahet fokus i ri i konfliktit dhe tensionit, transmeton rrokum.tv.

Ndërsa për krizën e refugjatëve, ai tha se kërcënon gjithçka që BE’ja ka arritë deri më tash, nëse nuk gjindet nji zgjidhje efektive.