Presidenti i Kolumbisë fiton Nobelin e Paqes

E publikuar: 07/10/2016 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2016 shkoi për Presidentin e Kolumbisë Juan Manuel Santos, i cili është vlerësuar për arritjen e marrëveshjes së paqes me rebelët e FARC, të nënshkruar muajin e kaluar, pas katër vitesh negociatash.

Më shumë se 260 mijë persona kanë mbetur të vdekur në konfliktin 52-vjeçar në Kolumbi, ndërsa mbi 6 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit gjatë këtij konflikti.

Në garë për të fituar çmimin kishte një numër të madh kandidaturash, kancelarja Angela Merkel, Papa Françesku dhe grupi “Helmetat e Bardha”, të cilët bënë shumë për shpëtimin e civilëve në Siri gjatë kohës së luftës, por në fund ky çmim iu dha Presidentit të Kolumbisë