Premtimi i Thaçit për ta paditur Serbinë, i papërmbushur

E publikuar: 02/09/2016 08:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi vazhdon ta përsërisë premtimin se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocidin e kryer mbi popullatën shqiptare gjatë luftës së viteve 1998-99.

Premtimin e fundit ai e ka dhënë një javë më parë gjatë vizitës që i bëri kompleksit të varrezave të martirëve në fshatin Rancë të Shtimes, shkruan sot Koha Ditore.

“Institucionet e Kosovës veç janë duke u përgatitur seriozisht që të vënë para drejtësisë ndërkombëtare këtë gjenocid të Serbisë të kryer anekënd Kosovës”, ka thënë ai në përvjetorin e 18 të vrasjes së 11 anëtarëve të familjes Asllani nga forcat serbe.

Deklaratë të ngjashme me atë të gushtit, por edhe të kohës sa ishte kryeministër, Thaçi ka dhënë në një intervistë për gazetën “Danas”, në korrik të këtij viti. Mes tjerash ai ka thënë se institucionet e Kosovës ka vite që përgatiten për deponimin e padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.