
Ahmet Isufi, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shkruar për tubimin e sotëm të mbajtur në qytetin e Vitisë.
Sipas Isufit, koalicioni AAK-Nisma është garantues i ndryshimit për Kosovën.
Qytetarët e të gjitha shtresave pa dallim, iu bashkuan vizionit e pragramit praktik të koalicionit fitues për ti dhënë fund stagnimit e izolimit e për ti hapur rrugë zhvillimit e integrimit të Kosovës.
“Qytetarët e të gjitha shtresave pa dallim, iu bashkuan vizionit e pragramit praktik të koalicionit fitues për ti dhënë fund stagnimit e izolimit e për ti hapur rrugë zhvillimit e integrimit të Kosovës.
Ky koalicion, është garantues i ndryshimit për të mirën e vendit tonë sepse në listën e vet zgjedhore ka
njerëzit që bënë proceset për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.”
Isufi i garantoi Vitisë se do t’i sigurojë kyqje në autostradë e ujëmbledhës.
“Me programin tonë Vitia do të ketë prosperitet e zhvillim, kyqje në autostradë e ujëmbledhës, përkrahje ekonomike e subvencione në bujqësi e blegtori e sidomos interesim të shtuar në investime si zonë kufitare që lidhet me bashkëkombasit tanë në Maqedoninë Veriore.”
Shkrimi i plotë: