Aksident tragjik, vetura godet për vd*kje një 2 vjeçar në Shqipëri

E publikuar: 08/03/2025 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.

Familjarët e kanë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht 2-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

“Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.