Poshtërsia e shtetit të Kosovës: sërish tradhtohen bashkatdhetarët! S’ka zbritje të polisës së sigurimit!

04.06.2015 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Poshtërsia e shtetit të Kosovës: sërish tradhtohen bashkatdhetarët! S’ka zbritje të polisës së sigurimit!

Byroja Kosovare e Sigurimit ka dështuar ta aprovojë propozimin për uljen e tarifave për 50 për qind, për polisën e sigurimit kufitar për bashkatdhetarët.

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Byrosë së Kosovare të Sigurimeve e thirrur për sot ka dështuar të mbahet për shkak të të pakënaqësive të shfaqura nga disa pronarë të kompanive të sigurimit. Ata në shenjë revolte kanë lëshuar mbledhjen kështu duke qenë kundër zbritjes së tarifave të propozuara nga përfaqësuesi i kompanisë së sigurimeve “Siguria”. Këto i ka bërë me dije drejtori i kompanisë së sigurimeve “Siguria”, Rrahim Pacolli, në një konferencë për media.

Po ashtu Pacolli ka thënë se anëtarët e Byrosë kanë qenë të interesuar që tarifat të zbresin jo më shumë se 8 për qind. Ulja e tarifave ishte përkrahur nga institucionet më të larta, Qeveria, Parlamenti e në veçanti edhe nga vetë kryeparlamentari Kadri Veseli si dhe Banka Qendrore e Kosovës. “Ju e dini që diku para 20 dite me kryeparlamentarin e kemi publikuar për media një lajm që do të zbritet 50 për qind polisa e sigurimit për bashkatdhetarët që do të thotë nga 40 do të bie në 20 euro dhe për 15 ditë, 15 euro… Unë bisedoj me kryeparlamentarin e nxjerrim një diçka shumë serioze edhe publikohet në media krejt edhe bashkatdhetarët tanë përgatiten të vijnë pas 25 ditëve edhe tash dalin këta edhe bëjnë kësi far… këto i bëjnë tipa mafiozë me i shty, me i prish mbledhjet, unë nuk pajtona”, ka theksuar Pacolli.
Ai po ashtu ka thënë sesi përfaqësues i kompanisë “Siguria” do të fillojë me aplikim të tarifave të zotuara duke thënë se nuk është i interesuar më të jetë pjesë e monopolit. “Nuk jemi të interesuar që të dëmtohen bashkatdhetarët për të bëjmë monopol se faktikisht me ligj nuk është e drejt me bërë monopol… Tash mbasi nuk na ka mbet tjetër alternativë unë i drejtohem Parlamentit, Qeverisë, Guvernatorit që t’ia lejojë ‘Sigurisë’ edhe ndoshta ‘Kosova e Re’ ose ndonjë kompani tjetër që dëshiron me qenë pjesë e kësaj t’ia lejojë drejtën e shitjen e polisës së sigurimit kufitar kur vinë bashkatdhetarët me 1 muaj ta kenë 20 euro ashtu siç kam deklaruar “, ka theksuar ai.
Pacolli ka treguar po ashtu se pjesa tjetër e asamblistëve ishte e interesuar që tarifa të zbritet në 7 apo 8 për qind e jo më shumë. “Me tarifën që unë e kam kuptuar që ata e kanë nxjerrë prej një akteri është 7 -8 për qind me u zbrit ajo është hajgare ne nuk guxojmë me lozë me bashkatdhetarët. Unë më nuk jam me ta edhe nuk kam qenë… iu tregova”, ka deklaruar Pacolli.
Kompanitë e sigurimeve nga polisa kufitare gjatë vitit të kaluar kanë realizuar të hyra mbi 14 milionë euro. Kjo iniciativë për zbritjen e kësaj tarife ishte proklamuar nga autoritetet më të larta në vend duke u konsideruar si e pa drejtë shuma që bashkatdhetarët me vite kanë paguar./gazetablic/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare