Porto si Barcelona (Video)

15.04.2015 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Porto si Barcelona (Video)

Porto dhe Barcelona kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores me rezultat identik 3:1 ndaj Bayern Munichut, përkatësisht Paris Saint-Germain.

Skuadra portugeze e shkeli befasisht gjigantin bavarez që i pagoi shtrenjtë mungesat e disa prej futbollistëve kryesorë përfshirë mesfushorët Arjen Robben e Franck Ribery. Ricardo Quaresma kaloi vendasit në epërsi në minutën e katërt kur realizoi nga penalltia.

I njëjti futbollist shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit Dante për ta dyfishuar avantazhin në minutën e 10-të.

Por, Bayern u kundërpërgjigj me golin e Thiago Alcantaras në minutën e 28-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Mirëpo, pas intervalit Porto shënoi sërish në portën e Manuel Neuer. Jackson Martinez depërtoi përpara dhe dribloi edhe Neuerin duke shënuar golin e tretë të Portos.

Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Julen Lopetegui është në pozitë të mirë të shkaktojë befasi duke e eliminuar një prej favoritëve kryesorë për titull. Me rezultat identik fitoi edhe Barcelona në Parc des Princes, ndeshje në të cilën shkëlqeu heroi i El Clasicos, Luis Suarez.

Neymar kaloi gjigantin katalan në epërsi në minutën e 18-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Por, pas intervalit doli në skenë Suarez.

Ylli uruguaian e dyfishoi avantazhin pas një solo depërtimi në minutën e 67-të. I njëjti futbollist në mënyrë edhe më të jashtëzakonshme e dribloi David Luizin dhe shënoi golin e tretë të Barcelonës në minutën e 79-të.

Kurse, vendasit realizuan golin e ngushëllimit nëpërmjet Gregory van der Wiel, goditja e së cilit u devijua nga Jeremy Mathieu dhe përfundoi në rrjetë. Ndeshjet e kthimit zhvillohen të martën.

/zeri/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)