Porfirije: Në Pejë shkoj kur dua unë – jo me pëlqimin e politikanëve nga Prishtina

E publikuar: 05/01/2023 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shën Sava

Zyra për Media e Kryeministrit Albin Kurti përmes një komunikate ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të lejojë Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfirije që të vizitojë Kosovën me rastin e përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse.

Sipas qeverisë, lejimi i kësaj vizite është bërë edhe pse Porfirije nuk ka bërë kërkesë për vizitë sipas dispozitave të marrëveshjes ekzistuese, por kjo kërkesë Kurtit i ka ardhur nga Ministri për Kthim dhe Komunitetet, Nenad Rashiq, transmeton Klan Kosova.

Pas kësaj, Kisha Ortodokse Serbë ka lëshuar një njoftim, ku ka thënë se Patriarku Porfirije shkon në Pejë kur të dojë ai, dhe jo kur të ia caktojnë politikanët nga Prishtina.

“Patriarku ka thënë: Do ta shërbej liturgjinë në Krishtlindje në tempullin e Shën Savës dhe shkoj në Pejë kur të vendosi unë, dhe jo me miratimin e politikanëve nga Prishtina”.