Poposki: Ne kemi bërë gabime të tmerrshme

E publikuar: 12/12/2016 23:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni, Nikolla Poposki në një intervistë për revistën austriake “Der Standard”, ka folur edhe për euro integrimet dhe kontestin grek. “Ne kemi bërë gabime të tmerrshme”, e ka pranuar në intervistë shefi i diplomacisë maqedonase, transmeton TetovaSot.

I pyetur nëse integrimi i Maqedonisë në BE mund të vazhdojë pa zgjidhjen e çështjes së emrit, ministri tha:

“Sa i përket BE-në, kemi bërë gabim të madh në vitin 2009. Atëherë kemi marrë rekomandimin e parë nga Komisioni Evropian për të filluar negociatat. Propozimi i Greqisë ishte për të filluar negociatat, dhe pas disa muajsh për të zgjidhur çështjen e emrit. Ndërkohë, ne aq që i kemi filluar negociata – dhe as që e kemi zgjidhur problemin me emrin dhe është e qartë se nuk do të ketë zgjidhje, sepse nuk do të ketë karrotë në fund”, tha Popovski për gazetën austriake./TetovaSot/