Policia vihet në kërkim të 22-vjeçarit nga Peja, kjo është arsyeja

E publikuar: 10/12/2021 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

AARON (Halit) REXHAJ i lindur me 05.04.1999 në Gjermani.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected].