Policia shpall në kërkim një person, ia publikon fotot dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij

E publikuar: 04/07/2024 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person, derisa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Policia ka publikuar fotografinë e të njëjtit, duke bërë me dije se po kërkohet si i dyshuar për implikim në veprën penale “Vjedhje grabitqare”.

I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtij të dyshuari, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, thuhet në postim.