Lidhur me reagimin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut për ekzekutimin e aktvendimeve të Gjykatës për lirimin e banesave të uzurpuara në lagjen Dardania, Policia e Kosovës thotë se në mënyrë jo të duhur KMDLNJ thotë se “përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme”, paraqet një deklaratë jo profesionale dhe të pa definuar.
“Policia në asnjë rast nuk ka përdorë forcë të tepruar, por të gjitha veprimet për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe garantimin e sigurisë së zyrtarëve kompetent për realizimin e vendimeve të autoriteteve kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore”, i përgjigjet Policia e Kosovës KMDLNJ’së.
Lexoni komunikatën e plotë:
Lidhur me reagimin e (KMDLNJ-së) Këshillit për mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore, ku ndër të tjera në mënyrë jo të duhur thuhet : “përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme” paraqet një deklaratë jo profesionale dhe të pa definuar qartë. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saj i ndërmerr duke u bazuar në ligje të aplikueshme dhe sipas procedurave standarde të operimit, gjithnjë duke pas parasysh të drejtat njerëzore, dhe ri-konfirmojmë se: Policia në asnjë rast nuk ka përdor forcë të tepruar, por të gjitha veprimet për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe garantimin e sigurisë së zyrtarëve kompetent për realizimin e vendimeve të autoriteteve kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore.
Edhe një herë sqarojmë për opinionin e gjerë se Policia është institucion i zbatimit të ligjit, dhe njëkohësisht ka obligim ligjor dhe është detyrim i saj zbatimi e vendimeve të autoriteteve kompetente të drejtësisë, megjithatë ju garantojmë se në çdo veprim operacional policor jemi të përkushtuar të shfaqim profesionalizëm dhe respektim të të drejtave të garantuara njerëzore.
Gjë që dëshirojmë që të gjithë qytetarët ta kenë të qartë se në rastin në fjalë veprimet policore kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore