Policia raporton për dy të zhdukur

E publikuar: 19/11/2023 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona janë raportuar të zhdukur në polici.

Njëri rast ka ndodhur në fshatin Livoq të Gjilanit, ndërsa rasti tjetër në Prizren. Në të dyja rastet bëhet fjalë për gjininë femërore.

“Nëna ka raportuar të shtunën në polici, se vajza e saj e mitur kishte dal nga shtëpia dhe deri në kohën e raportimit te rastin, vajza e saj nuk është kthyer dhe nuk iu është lajmëruar familjarëve të saj”, thuhet në raportin 24 orësh, për rastin në Gjilan.

“Nëna ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në rastin për Prizren.

Të dyja rastet janë duke u hetuar.