Policia nxjerr nga shtëpia burrin të zhveshur dhe më pas ia shkatërrojnë (pamje të rënda)

E publikuar: 03/07/2020 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë i zhveshur është nxjerrë me forcë nga kasollja e tij teksa po bënte banjë, ndërsa më pas struktura u shkatërrua policia, në pamjet e rënda që kanë shkaktuar zemërim të gjerë online.

Incidenti i rëndë ndodhi gjatë një operacioni të nxjerrjes nga banesat ilegale në Cape Town në Afrikën e Jugut. Aty shihet 28 vjeçari Bulelani Qholani që nxirret nga shtëpia e tij e improvizuar teksa policia po zbatonte një urdhër dëbimi.

Qholani duket i trazuar dhe përleshet me policët, para se të shtrihet përtokë prej tyre.
Ai më pas shihet që rifutet në banesën e tij por policët nisin shkatërrimin e saj.

Autoritetet thanë se kishin nisur veprimet disiplinore kundër katër oficerëve të përfshirë.

Zyrtari i sigurisë Richard Bosman tha se akuzat e dhunës së ekzagjeruar do të merren seriozisht.

“Stafi ynë ishte duke kryer një operacion kundër zënies së tokës. Pas heqjes së objekteve ilegale, tentativa të reja bëhen përsëri për rizënien e tyre, por incidente të tilla janë të papranueshme”.

Ministrja e strehimit Lindiwe Sisulu e quajti incidentin “dëbim barbar”, duke shtuar se Qholainy “u turpërua teksa luftonte për të drejtën bazë të strehimit”.