Policia në veri identifikon kamera vëzhguese: Dyshohet se u përdorën nga institutcionet e sigurisë së Serbisë

E publikuar: 27/06/2024 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka bërë të ditur se në bashkëpunim me AKI-në, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili njoftoi se këto kamera dyshohet se janë ëerdorur në vazhdimësi nga institutcionet e sigurisë së Serbisë.

“Me datë 27.06.2024, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit”.

“Këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institutcionet e sigurisë së Serbisë. Lidhur me këtë rast janë të identifikuar dy persona të cilët janë me interes që të intervistohen nga ana e jonë”, thuhet tutje në konfirmim.