Policia kërkon ndihmen e qytetarëve për kapjen e prizrenasit – FOTO

E publikuar: 13/11/2023 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi.

Policia ka publikuar fotografinë e tij, derisa thotë se i dyshuari N.N kërkohet për veprën penalë “Shpërdorim i pasurisë se huajë” që ka ndodhur me 04.07.2023, në Prizren.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që vepron në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmojnë në arrestimin e personit të dyshuar. Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues: 192, ose 029 244 740 apo sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren.”- bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, policia thotë se të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.