Policia kërkon ndihmë për të zbuluar vendndodhjen e një të dyshuari për grabitje të armatosura

E publikuar: 01/03/2023 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e një personi që gjendet në kërkim policir dhe dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt.

Personi i dyshuar është Veton Esati, i moshës rreth 30-vjeçare, me vendbanim në fshatin Bibaj.

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406