Policia jep detaje rreth aksidentit ku humbi jetën 6-vjeçarja

E publikuar: 13/10/2020 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit me fatalitet në Skenderaj ku humbi jetën një 6-vjeçare.

“Ka ndodhur aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura dhe dy këmbësore femra kosovare. Si pasojë e aksidentit njëra nga këmbësoret ka ndërruar jetë, ndërsa këmbësorja tjetër është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dy vozitësit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion’, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.