Policia jep detaje për policin që u godit me veturë: I dyshuari ende në arrati

E publikuar: 25/12/2023 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është raportuar se është goditur nga një veturë, një zyrtarë policor, në fshatin Ozdrim të Pejës.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se i dyshuari është ende në arrati.

Sipas tij dyshohet se vetura me të cilën është kryer vepra është gjetur, ndërsa polici është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 18:00 patrolla policore ka qenë në pikë kontrrolli në krye të detyrës, ku zyrtari policer ka tentuar ta ndaloi të dyshuarin, ku i dyshuari nuk është ndaluar dhe ka goditur njërin nga policët dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, prokurori i shtetit ku janë në krye në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është në arrati, dyshohet se vetura me të cilën është kryer vepra është gjetur.

Viktima është dërguar në emergjencë ku është duke u trajtuar nga mjekët. Sipas mjekut kujdesar është jashtë rrëzikut për jetë”, ka thënë Gashi për Indeksonline.