Në protestën e thirrur dje nga Lëvizja vetëvendosje, e cila zhvillohej në sheshin “Adem Jashari” policia ka kontrolluar dy të dyshuar meshkuj dhe ka gjetur në çantat e tyre jo më pak se 22 shishe mollotovi, dy palë syze dhe një kapelë.
22 shishe mollovit nuk janë të vetmet që janë kapur dje. Para se të niste protesta, Policia e Kosovës në një garazh në rrugën “28 Nëntori” në afërsi të ngrohtores Termokosi kishte gjetur 56 të mbushura me koktej mollovit.
“Rr. Tring Smajli, Prishtinë (NN)01.09.2016-14:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të çantave të tyre i janë gjetur dhe konfiskuar 22 shishe mollovit, dy palë syze dhe një kapelë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raport./GazetaExpress/