Policia gjermane arreston 4 shqiptarë pas operacionit antidrogë

E publikuar: 05/11/2023 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gjermania-eww

Policia gjermane ka përfunduar një operacion anti drogë në lindje të Leipzig. Nga ky operacion u arrestuan 4 shqiptarë.

Operacioni ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Leipzig, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha.

Dy nga të dyshuarit, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar u kapën në Leipzig, dy të tjerë, një 45-vjeçar dhe një 32-vjeçar në Rostock.

Kërkimet u zhvilluan në rrethet Schönefeld-Ost dhe Neustadt-Neuschönefeld. Aty shërbimet e policisë gjetën ndër të tjera marijuanë, amfetamina dhe kristal.

Përveç bimëve të kanabisit, në afërsi të Rostokut u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim në të ashtuquajturin objekt të brendshëm.