Policia e Kosovës thotë se do të ketë ZERO tolerancë ndaj korrupsionit

E publikuar: 08/12/2017 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë këtë javë janë shënuar disa aktivitet në kuadër të luftës së korrupsionit. Ky fenomen sipas shumë organizatave ndërkombëtare dhe vendore është mjaftë i përhapur në vend.

Pavarësisht kësaj institucionet e Kosovës vazhdimisht shpohen se do ta luftojnë këtë dukuri.

Në këtë aspekt edhe Policia e Kosovës ka lëshuar një deklaratë për media në të cilën shpreh përkushtimin për ta luftuar korrupsionin.

Deklarata e plotë e policisë:

Korrupsioni është sëmundja më e keqe që mund ta kaplojë një vend. Është i rrezikshëm, ka ndikim në sigurinë tonë, dhe na varfëron. Është detyrë e secilit që me çdo kusht ta sfidojë këtë të keqe.

Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore ballafaqohet çdo ditë me sfida të natyrave të ndryshme duke përfshirë edhe luftimin e korrupsionit.

Policia e Kosovës do të ketë ZERO tolerancë ndaj këtij fenomeni. Pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë individët e përfshirë në korrupsion ata do të përballen me forcën e ligjit./Infosot/