Policia e Kosovës është duke ndërmarrë një aksion ndaj krimit të organizuar në gjithë Kosovën.
Departamentit Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës që nga mëngjesi është duke zhvilluar një operacion bastisjesh në 50 lokacione të ndryshme në gjithë Kosovën për të parandaluar krimin e organizuar dhe kontrabandimin e mallrave.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express aksionin policor duke shtuar se është duke u bërë në bashkëpunim me ATK’në, Doganën e Kosovës dhe Inspektoratin e MTI’së
Gazeta Express merr vesh aksioni është duke u zhvilluar ndaj kontrabnaduesve të ari dhe argjendarëve.