​Policia e Kosovës dënoi shoferin që ngiste automjetin 202 km/h

E publikuar: 28/07/2022 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 202 km/h, gjobitet me 300€, dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatën e policisë.