“Policia e ka arrestuar Frashër Krasniqin në kufirin Kosovë-Shqipëri”

E publikuar: 17/11/2023 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se është arrestuar Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Molliqaj ka shkruar se pushteti po i përndjek aktivistët e PSD-së sikurse dje me Donjeta Demolline Gëzon Kastratin.

“Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë – Shqipëri. Sikurse dje, me aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati, përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot me rastin e Frashër Krasniqit’, tha ai.

Ish-Sekretari Organizativ i VV-së ka shkruar tutje se për PSD-në, Asociaciacioni është i paparanushëm dhe sipas tij meqë rezistenca po rritet “pushteti ka filluar përndjekjen”.

Njoftimi i plotë:

Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë – Shqipëri. Sikurse dje, me aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati, përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot me rastin e Frashër Krasniqit.

Për PSD-në Asociacioni është i papranueshëm. Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen. Këto metoda autoritare të frikësimit, nuk na ndalin. Me të tilla arrestime të paligjshme, rezistenca jonë nuk zvogëlohet.

Ne nuk do të ndalemi asnjëherë.

Kërkojmë lirimin e menjëhhershëm të Frashër Krasniqit.