Stacioni Policor në Ferizaj ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar për vjedhje në xhaminë e fshatit Softaj.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:
“Pas një pune të suksesshme operative , hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj kan arrestuar personin e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes e kryer ditë më parë në xhaminë e fshatit Softaj.
Me kët rast, i dyshuari A.XH. 16 vjeç , ka hyrë me forcë në zyret e xhamisë dhe me kët rast ka vjedhur sendet e pështëshënuara të cilat janë gjetur dhe konfiskuar:
-një zmadhues zëri
-një megafon
-një laptop
-dy kabllo për mbushes – adaptera
-tetë mikrofona
-një karrocë dore,
-një indeks
-disa fletushka dhe
-dy trekendesha.
Me vendim të Prokurorit, pas kompletimit të lëndës ,i dyshuari është liruar dhe lënda procedohe në mënyrë të rregullt”, thuhet në komunikatë.