Pogba vlen më shumë se 100 mln Euro

28.03.2016 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pogba vlen më shumë se 100 mln Euro

Paul Pogba për Juventusin vlen më shumë se 100 milionë Euro, dhe të gjitha skuadrat e interesuara për të nëse dëshirojnë të firmosin me mesfushorin francez, duhet të përgatisin një ofertë më të lartë pasi vetëm kështu mund të bindin klubin bardhezi të lejojë largimin e lojtarit. Mediat italiane kanë zbuluar një prapaskenë me të vërtetë interesante përsa i përket të ardhmes së futbollistit 23-vjecar. Verën e kaluar Chelsea u vendosi në pjatë kampionëve të Italisë mbi 90 milionë Euro për kartonin e Pogba por drejtuesit e Juventusit e refuzuan ofertën që kapte shifrën e 95 milionë Eurove duke vendosur ta mbajnë në skuadër mesfushorin francez.

Jose Mourinho, në atë periudhë nën drejtimin e Bluve të Londrës, e dëshironte me cdo kusht lojtarin në “Stamford Bridge”, por drejtuesit e Chelsea-it nuk arritën dot ta vendosnin në dispozicion të portugezit 23-vjecarin. Një sinjal mëse i qartë ky nga Zonja e Vjetër me Juventusin që kërkon mbi 100 milionë Euro për Paul Pogba. Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit bardhezi do ta mbajnë në skuadër lojtarin e përfaqësues së Gjelave edhe gjatë sezonit të ardhshëm apo do të dorëzohen ndaj ndonjë ofertë më të lartë se 95 milionë Euro që mund të vijë në drejtim të tyre për shërbimet e lojtarit. Paul Pogba pëlqehet nga disa prej klubeve më të mëdha të Europës, ku spikasin Reali i Madridit, Barcelona, Manchester City dhe Chelsea.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)