Pogba në hije, Griezmann i del në mbrojtje

E publikuar: 08/10/2016 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vazhdon periudha e vështirë për Paul Pogba si te Manchester United ashtu edhe në kombëtare. Nëse dikush shpresonte se me fanellën blu të Francës do të rishfaqej në versionin e tij më të mirë, gaboi rëndë. 23-vjecari ishte anonim në fushë kundër Bullgarisë, sfidë që gjithsesi u fitua 4-1 nga “Gjelat”. Një nga protagonistët në fushë, Antonine Griezmann, u mundua të mbronte shokun e tij të skuadrës, por trajneri Dechamps e tha qartë se pret më shumë nga numri 6. Sulmuesi i Atleticos, autor i golit të tretë për Francës, tha se po kërkohet shumë nga Pogba, i cili ka qenë i detyruar të luajë në role të ndryshme tek Juvja, Manchester United dhe në kombëtare.

Griezmann e kap më pas edhe me gazetarët, të cilëve u sugjeron që të tregohen më dashamirës me Pogbanë, që po jep gjithckapër skuadrën.

Ndryshe nga sulmuesi, trajneri Dechamps këmbëngul se Poga duhet të bëjë më shumë, edhe pse luan në një pozicion më të tërhequr. Sipas 47-vjecarit, mesfushori i “Djajve të Kuq” ka karakteristika për ta interpretuar më mire rolin e tij.