Po vjen i ftohti, ky ëshë parashikimi i motit në Kosovë

E publikuar: 19/09/2016 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot me vranesira dhe intervale me diell do ta përcjell vendin gjatë këtyre pesë ditëve.

Masa të ftohta nga veriu i Kontinentit  do ta mbulojn vendin gjatë kësaj periudhe të parashikimit.

Poashtu edhe reshje shiu dhe erëra të ftohta do të jenë prezent duke ndikuar në uljen e vlerave të maksimaleve  deri 15 gradë Celsius, kurse minimalet do të zbresin deri në 5 gradë Celsius diten e premte kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e vjeshtes.

Dy ditët e para të javës fillojn me shi , kurse vende-vende edhe te merkuren priten reshje shiu.

Të hënën temperaturat maksimale do të arrijn deri 21 gradë Celsius, kurse nga dita e martë temperaturat fillojn të bijnë dukshëm nën vlerat e mesatareve.

Shtypja atmosferike do të shenoj zbritje por që në mesjevë prap do të arrijë  mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtesi deri 11m/s.