Platforma e dialogut me Serbinë pret konsensusin

E publikuar: 05/06/2018 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqyrtimi i platformës për fazën finale të dialogut me Serbinë ishte paraparë si pika e 24-t e rendit të ditës në seancën plenare, por Qeveria e ka tërhequr atë nga Kuvendi derisa të arrihet një konsensus i gjerë politik për këtë çështje, raporton KTV.

Para deputetëve nuk ishte kryeministri , por në emër të tij foli ministri i Punës e Mirëqenies, Skënder Reçica.

Ndërkohë, kryeministri e ka njoftuar kabinetin qeveritar që ka tërhequr platformën nga Kuvendi.

Kryeministri ka thënë se në bisedime mund të shkohet edhe pa platformën e tij, por kërkoi nga partitë politike dhe shoqëria civile bashkëpunim dhe konsensus edhe për emrin.

Një ditë më herët, LDK-ja dhe PSD-ja treguan se nuk e mbështesin këtë platformë, derisa të njëjtën gjë e ka deklaruar edhe Vetëvendosje ditë më parë.