Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në Drenas.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti është qëlluar-plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull, i cili është larguar në drejtim të panjohur, shkruan Indeksonline.