Pique: E theva TV-në kur Ramos shënoi në Lisbonë

E publikuar: 28/03/2016 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka zbuluar se ai e ka thyer televizionin e tij kur Sergio Ramos shënoi gol në minutën e 93′ ndaj Atleticos. Atletico deri në atë minutë ishte në epërsi, kur Ramos barazoi gjithçka e më pas në shtesë Reali deklasoi ekipin e Simeones, për ta fituar trofeun e 10 të Ligës së Kampionëve. ”Ishte moment i dhimbshëm, nuk e besoja dot pasi Atletico luajti shkëlqyeshëm deri në atë moment. Nga zemërimi unë theva edhe televizionin”, zbuloi spanjolli