Piloti shpjegon: Kur duhet të shqetësoheni nga turbulencat ajrore

19.04.2016 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Shumica e atyre që kanë fluturuar me avion, kanë përjetuar turbulencat.

Por ndërsa ka shumë që nuk kanë frikë, të tjerë terrorizohen.

Një pilot ka treguar për Ask The Pilot se çfarë janë turbulencat dhe kur duhet të shqetësohemi.

Patrick Smith thotë se turbulencat, edhe pse duken shqetësuese, në fakt janë diçka normale.

“Pilotët nuk janë të shqetësuar me krahët që lëvizin, por ata përpiqen që të qetësojnë pasagjerët”.

Pilotët po ashtu e ngadalësojnë shpejtësinë e avionit në atë që njihet si kalimi i turbulencës, por ju nuk e dalloni sepse nuk ndryshon shumë nga shpejtësia normale.

Por a rrezikon turbulenca avionin?

“Është e lehtë të imagjinosh avionin si një skaf në mes të një deti të mbushur me dallgë. Por nuk është kështu, përveçse në raste shumë të rralla”.

“Avioni nuk mund të përmbyset apo të rrëzohet nga xhepat e ajrit. Është fenomen i bezdisshëm, por avioni nuk bie”.

Por sa ndikon tek avioni?

Sipas Patrick, avioni nuk lëviz nga kursi i tij edhe në turbulencën më të keqe.

Ai tha se në një rast, kur turbulenca vazhdoi për disa minuta, avioni nuk lëvizi më shumë se dhjetë metër.

Mbi të gjitha, drejtimi nuk ndryshon pasi avioni e korrigjon automatikisht rrugën.

A mund të parashikohen turbulencat?

Patrick thotë se në shumë raste mund të parashikohen, duke ndjekur motin dhe radarët.

Por në disa raste thjesht ndodh që mund të biesh në turbulenca.

Nëse kjo ndodh, kujtoni thënien e Patrick se pilotët janë më shumë të shqetësuar se mos ju derdhet kafeja sesa mund të rrëzohet avioni.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)

Rrëmbimi nga alienët, një shaka e tepërt – VIDEO

Rrëmbimi nga alienët, një shaka e tepërt – VIDEO